Ekzekutimi i 48-vjeçarit në Rrëshen, gjendet një makinë e djegur, ja dyshimet e para

58

Ora 13:30 Gjendet nje makine e djegur ne Koder Rreshen. Dyshohet te jete perdorur nga autoret e vrasjes se Tonin Gjinit, 48 vjecari i ekzekutuar paraditen e sotme ne mes te Rreshenit, nga persona ende te paidentifikuar.

Kjo eshte bere nje praktike e vrasesve kohet e fundit, te cilet per te fshehur gjurmet, mjetet qe persorin per te levizur u vene flaken disa kilometra larg vendit te krimit.

Ora 11:45 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne, 12 gusht në Rrëshen.

Burimet thanë për “Panorama” se është ekzekutuar në qendër të Rrëshenit Tonin Gjini 48 vjec.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

MÖBEL THEMA

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve.

Mirditë / Informacion paraprak

Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

Comments