Elbasan, shembën shtëpinë e gjyshit për të gjetur thesar, tronditen nga ajo çfarë gjetën

527

Një familje nga Elbasani vendosi të shembë shtëpinë e gjyshit, me mendimin se në themelet e saj do të mund të gjenin thesar. Por, jo vetëm që nuk ndodhi kështu, por pjesëtarët e familjes gjetën gjëra krejt të çuditshme dhe pa asnjë lidhje pasurie.

Tre djemtë vendosën që së bashku të bënin një “krim”. Shtëpia e gjyshit, që ndodhej pak larg shtëpisë së tyre dhe sipas fotos që shoqëron këtë shkrim ishte edhe në gjendje tejet të amortiozuar u shemb dhe në thelemet e saj, ata gjetën një arkë, që nuk kishte brenda asnjë thesar.

Në pak sekonda kanë menduar se gjetën një thesar të fshehur nga gjyshi. Ndaj me shumë kërshëri kanë nisur ta hapin. Sapo kanë hequr kapakun, janë shtangur nga ajo që kanë parë.

MÖBEL THEMA

Brenda arkës ndodheshin brinjë dhie dhe dashi dhe 2­3 brisqe të vjetër (biçakë). Familjarët kanë mbetur të “zhgënjyer” sepse prisnin të paktën ndonjë monedhë floriri apo argjendi brenda saj.

Gjithçka e kishte një shpjegim. Gjyshi i tyre kishte qenë punues i brisqeve, dhe në atë kohë dorezat e tyre bëheshin nga brirët e dhive apo të deshëve. Dhe duket se një pjesë të pasionit të tij ai e ka fshehur aty mes muresh, nuk dihet pse, ndoshta që një ditë pasardhësit ta kujtonin se ai kishte qenë një briskaxhi me nam.

Në fakt në këtë qytet kanë ekzistuar (dhe vazhdon të ekzistojë) një fis i madh me mbiemrin Biçakçiu, që në turqisht përkthehet briskaxhi. Edhe pse nuk gjetën gjëra me vlerë, gjithsesi, këta biçakë të vjetër përbëjnë në vetvete një “thesar”.

Ato dëshmojnë një profesion mjaft të njohur në këtë qytet, biçakët e punuar me mjeshtëri të të cilëve shiteshin nga Anadolli deri në Romë dhe akoma më larg.

Comments