Elbasan: Vetura godet një grua dhe ik nga vendi i ngjarjes!

363

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Elbasan.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje.

Një grua dyshohet se është përplasur nga një automjet i madh.

Drejtuesi i mjetit mësohet se është larguar nga vendngjarja.

Gruaja 50-vjeçare është transportuar në spital dhe është në gjendje kritike për jetën.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit

Comments