‘Elhamdulila u shërova’, I riu nga Tetova tregon si u ballafaqua me Covid-19!

304

ELHAMDULILLAH!

Të nderuar miq! Pas komplikimeve të shumta shëndetësore, si rrjedhojë e një sinusi kronik, gati se tre muaj kam qenë në terapi të vazhduar. Fati deshi që para tre jave, të infektohesha edhe me virusin COVID19. Ndërsa sot pas tre javëve e më shumë (për shkak të vonesës së rezultateve nga IPSH, nga 5 ditë deri në 7 ditë secili testim), nga dy testet kontrolluese, të cilët rezultuan negative, jam shëruar dhe rikuperuar në përgjithësi falë Zotit.

Dua të shpreh falënderimin tim personal, ndaj mjekut ORL Lirim Demiri dhe stafit të tij në spitalin ‘Acibadem Sistina’, ku pas kontrollimit mjekësor, më udhëzuan për testim të shpejtë të gjakut me anë të IgG dhe IgM nga ku në të dyja rezultati ishte pozitiv. Të nesërmen në testimin e bërë në Klinikën Infektive Shkup, me anë të PCR (strisho), rezultati ishte pozitiv, por simptomat dhe gjendja klinike e imja ishte e përmirësuar, andaj kjo sfidë kaloi me sukses. Ndërsa personat të cilat kisha pasur kontakt, rezultuan negativ, dhe nuk shfaqën asnjë lloj të simptomave të COVID19.

MÖBEL THEMA

Doja të falënderoja edhe mikun tim, e që pandemia na bëri miq, infektologu Fadil Cana, i cili më udhëzoi, dhe më ka ndihmuar shumë gjatë kësaj periudhe, jo vetëm mua por edhe miqve e familjarëve të shumtë. Për të mos ja vështirësuar, punën Fadilit dhe mjekëve të tjerë, ju lutem besoni në ekzistencën e këtij virusi, dhe respektoni masat e rekomandimet!

Për në fund, shpreh falënderim ndaj familjes time, miqve, shokëve, e sidomos ndaj komshinjve të cilët më lehtësuan edhe më shumë sfidën, duke shfaqur kujdes të vazhduar dhe duke mos më lënë të ndihesha i vetëm në asnjë çast.

Të ruajmë shëndetin tonë, duke dëgjuar rekomandimet nga mjekët, e jo teoritë e ndryshme konspirative. Ju dëshiroj të gjithëve shëndet, dhe ju falënderoj që më qëndruat pranë!

E shkruar nga: A.I

Comments