Emocione dhe gola në derbin e Milanos, Interi fiton dhe merr kreun e Serie A

175

Interi ka mposhtur Milanin me rezultat 4-2 në derbin e xhiros së 23-të të Serie A.

Rosonerët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke e dominuar në tërësi pjesën e parë.

Ata kaluan në epërsi në minutën e 40-të me golin e Ante Rebic, shkruan Indeksonline.

Pesë minuta më vonë, Zllatan Ibrahimovic shënoi golin e dytë dhe të fundit për Milanin.

Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe, me zikaltërit dominues që edhe arritën të përmbysin rezultain.

MÖBEL THEMA

Në minutën e 51-të, Brozovic shënoi golin e parë për Interin duke rihapur lojën.

Rezultatin e barazoi Vecino në minutën e 54-të, ku shfrytëzoi një pakujdesi në mbrojtjen e Milanit.

Golin e tretë e shënoi De Vrij në minutën e 70-të të ndeshjes.

Rezultatin e vulosi Romelu Lukaku në minutat shtesë të ndeshjes.

Interi merr kreun e tabelës me 54 pikë, aq sa ka edhe Juventusi dhe një pik më shumë se Lazio. /IndeksOnline/

Comments