Emrat në armën e sulmuesit, ndër ta edhe ai i Gjergj Arianitit

304

Swiss Financial and Travel

Arma me të cilën, sulmuesi kreu aktin terrorist në dy xhami të Zelandës së Re, po merr vëmendje të madhe, për shkak të mbishkrimeve që kishte në të.

Kjo armë, nga e cila humbën jetën 49 persona dhe 48 pësuan lëndime të rënda trupore, ishte e mbushur me emra të personaliteteve të njohura shqiptare dhe botërore, shkruan Indeksonline.

MÖBEL THEMA

Pos emrit të heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Car Llazarit e disa të tjerëve, në të bie në sy edhe emri i Gjergj Arianitit.

Gjergj Arianiti ishte vjehrri i Skënderbeut, përndryshe babai i Donika Kastriotit, gruas së heroit në fjalë.

Gjergj Arianiti ishte një luftëtar i shquar i kohës, e për këtë shkak posedonte një forcë të madhe luftarake. Veprimtaria luftarake e Gjergj Arianitit njihet kryesisht në luftën për të ruajtur zotërimet e tij në viset malore të Shqipërisë Qendrore dhe Shqipërisë Juglindore si dhe në zonat gjatë luginës së Shkumbinit. /Indeksonline/

Comments