Emri Maqedonia e Veriut nuk është një shpikje e re ?!

703

Shkup, 14 janar – Emri Maqedonia e Veriut nuk është një shpikje e re dhe këtë e dëshmon një dokument i vjetër që po qarkullon në rrjetet sociale ditëve të fundit menjëher pasi Kuvendi i Maqedonisë i votoi ndryshimet kushtetuese me këtë edhe ndryshimin e emrit shkruan zhurnal.

Publicisti Eugen Shehu sqaron më së miri dokumentin në fjalë duke theksuar se edhe në vitet 1891 e deri në vitet 1908 ky emër ka qenë në qarkullim nga Anglezët fillimisht dhe e pranueshme nga krahu Bullgar i VMRO-së e udhëhequr nga Goce Dellçevi që në fillesat e saja nga gjimnazi Bullgar në Selanik. E tërë kjo thënë shkurt u përmblodh në Manifest politik nga Universiteti i Sofjes më 1906, aty theksohej qartë dhe vija politike antiserbe dhe antiruse.

“Emri Maqedonia e Veriut,nuk është një shpikje e re,siç trumbetojnë disa sharllatana të politikës apo pseudo “analistësh” shqiptarë të pa lexueshëm. Pa u zgjatur ma thellë në histori mund tju the shkurt, se edhe në vitet 1891 e deri në vitet 1908 ky emër ka qenë në qarkullim nga Anglezët fillimisht dhe e pranueshme nga krahu Bullgar i VMRO-së e udhëhequr nga Goce Dellçevi që në fillesat e saja nga gjimnazi Bullgar në Selanik. E tërë kjo thënë shkurt u përmblodh në Manifest politik nga Universiteti i Sofjes më 1906,aty theksohej qartë dhe vija politike antiserbe dhe antiruse, që më vonë më 1913 çoi në pushtimin e kësaj hapsire gjeografike nga serbët me ndihmën e bjellogardistëve rus, por dhe me gabimin e udhëheqësve politik shqiptar që kërkuan nga kryengritësit shqiptarë ,pasi hynë në Shkup e Kumanovë të tërhiqeshin mbrapsht në mbrendinë e Kosovës. Historia është një shkencë e rëndë në ndëshkimin e saj,sikurse edhe vetëm një fletë tja shqyesh. Mos lejojmë më gabime,por sipas pyetjes tju japim përgjigjen bashkarisht”, ka sqaruar publicisti Eugen Shehu./zhurnal.mk/.

Comments