Enis Ujkani nga shtatori me shtatë spektakle të reja televizive [Video]

39

Moderatori dhe producenti Enis Ujkani është gati që shtatorin ta fillojë me 7 spektakle javore, të gjitha këto produkte televizive janë show të kategorisë më të lartë në televizionet botërore, por edhe shumë të pëlqyera nga masa e madhe e publikut tonë.

Ende nuk është marrë një vendim se a do të transmetohen të gjitha në një televizion apo do të shpërndahen në dy apo tri televizione, ideja është që nëse do të transmetohen të gjitha në një televizion atëherë padyshim ai emitues do të arrijë kulmin e shikueshmërisë totale dhe do të bëhet televizioni më i shikuar dhe i avancuar.

Ujkani ndanë dy mendime i pari do ishte mirë ta kemi një televizion shumë të fuqishëm që të krijojë një standard shumë të lartë, pastaj televizionet tjera do të obligohen në ngritjen e standardit për të mbetur në treg, dhe në këtë rregull do të zhvillohen mediat në përgjithësi.

Mendimi i dytë është që të gjitha televizionet të fuqizohen në masë të barabartë, që të mos dëmtohen televizionet tjera, të dy idetë kanë gjëra pozitive dhe negative.

Tani produksioni Grand Media është një përcaktues i fuqishëm në tregun e mediave pasi që bëhet fjalë për 7 spektakle javore në komplet sezonin dhe herë pas here brenda sezonit 2017-2018.

Televizionet më të fuqishme në Evropë, garën kryesore e bëjnë me spektakël të mëdhenj që transmetohen në kohë reale, ndërsa si trend në dy vitet e fundit është se televizionet botërore përveç që i kanë spektaklet standarde javore, në komplet sezonin ka filluar një trend i ri që herë pas here të transmetojnë show të ri, dhe vetëm 3-5 episode, kështu duke konkurruar me televizionet në mes veti. /Telegrafi/

Comments