Erdogan apel SHBA-ve: Dorëzoni Gylenin, ju japim motrën e Al Baghadatit

146

Presidenti turk Recep Erdogan ka akuzuar Uashingtonin dhe vendet e tjera perëndimore se po i përdorin terroristët si instrumente për interesat e tyre dhe nuk po i luftojnë ata.

Në fjalimin e tij përpara grupit parlamentar, presidenti turk gjithashtu ka kërkuar edhe njëherë ekstradimin e klerikut mysliman Fetullah Gulen, në këmbim të motrës së liderit të ISIS, e cila u kap ga forcat turke në Siri.

“Pse mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryeterroristi Fethullah Gulen, i cili është strehuar atje që në vitin 1999? Përse vazhdojnë amerikanët ta mbrojnë atë? Ne kemi dhënë një vendim gjykate që e akuzon për veprime terroriste. Ndërsa ata na kërkojnë dosjen me prova, por përse I japin kaq rëndësi kësaj? Kjo do të thotë që ata kanë një projekt me të. Sa e rëndësishme është motra e Al-Baghdadit për ata po aq është për ne Fetullah Guleni.”

MÖBEL THEMA

Qeveria turke e akuzon Gulenin si organizator të grushtit të shtetit në korrik të vitit 2016 ku humbën jetën 265 persona.

Por Uashingtoni nuk e ka pranuar kërkesën për ekstradimin e tij me arsyetimin se autoritetet turke nuk kanë paraqitur prova të mjaftueshme kundër klerikut.

Javën e ardhshme, presidenti turk do të vizitojë shtëpinë e bardhë ku pritet të diskutojë edhe përplasjet e fundit me kurdët.

Erdogan ka deklaruar se ka ende terroristë në zonën e sigurisë dhe ka akuzuar SHBA-te se nuk i kane tërhequr plotësisht trupat amerikane nga Siria.

Comments