Erion Veliaj i zhgënjyer: Nuk e di pse nuk erdhi Albini në takim

141

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj, ka deklaruar se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, e ka anuluar takimin me të për arsye të panjohura, raporton Gazeta Express.

Velijaj ka deklarur se, në bazë të agjendës, Kurti në këtë kohë do të duhej të ishte në takim me të.

“Unë nuk e di pse ai nuk ka ardhur, sepse në bazë të agjendës, ai në këtë kohë do të vinte tek unë, mirëpo ai e ka devijuar agjendën, kështu që unë nuk kam kohë ta pres, sepse kam obligime të tjera dhe jemi duke u angazhuar në agjendën tonë për shënimin e 100-vjetorit të Tiranës”, tha Veliaj për Indeksonline.

MÖBEL THEMA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar sot Tiranën, si vizitë e parë zyrtare në krye të Qeverisë së Kosovës.

Përgjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin shqiptar, Kurti u takua me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta, dhe liderin e PD-së, Lulzim Basha.

Në agjendën e tij parashihej që ta takonte edhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mirëpo ky takim është anuluar me arsyetimin se Kurti ka takim me ministrin e punëve të jashtme të Italisë që po qëndron në Kosovë./Express/

Comments