Ernest Gjoka largohet nga Shkëndija

121

KF Shkëndija ka bërë të ditur që ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Ernest Gjoka.

Skuadra nga Maqedonia e Veriut, KF Shkëndija ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Ernest Gjoka pas eliminimit nga kualifikimet e Europa Conference League, transmeton lajmi.net.

Moebel THEMA

Shkëndija u mposht nga skuadra e Letonisë, Riga FC në shtëpi më rezultatin 0-1, dhe ky rezultat duket se ka ndikuar në këtë vendim.

“KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka. Kryesia dhe tekniku tiranas me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve”, deklaroi KF Shkëndija./Lajmi.net/

Comments