Eshte per t’u habite se me sa lehtesi e vetebesim disa flasin per marredhenjet Kosove-Amerike

153

Fatos Bislimi

Eshte per t’u habite se me sa lehtesi e vetebesim disa flasin per marredhenjet Kosove-Amerike, thu ti jane ka flasin per naj dore nuse ne mahalle te vet!

Sistemi qeverises dhe i politikberjes ne Amerike eshte shume ma kompleks! Ka kogja shume “checks and balances,” andaj demokracia amerikane eshte kogja nifare rrokoteli jo lehte i manevrueshem nga kushdo.

Nuk ka dyshim se marredhenjet e Kosoves me Ameriken jane te vecanta dhe te pazevendesueshme! Nuk mundet kurrekush (as BE-ja; ajo e ka vendin e vet) me e zevendesu Ameriken ne planin e rendesise qe ajo ka per Kosoven ne vecanti, e shqiptaret ne Ballkan ne pergjithesi!

Njejte, nuk mundet krejt kjo marredhenje e ndertume per me shume se ni shekull me u prishe pernime nga disa zyrtare (te rendesishem gjithesesi) ne Washington, apo edhe nje shef qeverie ne Prishtine!

Miqesia dhe rendesia e marredhenjeve tona me Ameriken ka qene dhe do te jete e bazuar ne sinqeritet, partneritet, dhe lojalitet — e jo assesi ne kamuflim, sherbetorllak, e servilitet (se keto hiq, amo bash hiq, nuk i duhen Amerikes).

MÖBEL THEMA

Gurethemeli i kesaj miqesie permanente me SHBA-te (sic e ka thene bukur Presidenti Rugova) e ka nje emerues te perbashket: Kosova ka pase dhe ka miq te vertete ne te dyja taborret e politikes Amerikane, sikur Republikane, ashtu edhe Demokrate! Dhe, ne i kemi çu perpara interesat tona nacionale vec atehere kur kemi pas perkrahjen e te dyja taborreve.

Por, mos te harrojme, ju lutem, se ne fillim te vitit 1992 kur themelet e Jugosllavise po dridheshin, ishte Sekretari i Shtetit te SHBA-ve, Lawrence Eagleburger, qe ishte shprehur decidivisht se “Jugosllavia s’do shperbehej per asnje cmim.” Por, Jugosllavia u shperbe, e z. Eagleburger mbetet njeri nga Sekretaret e Shetit me mandatin me te shkurte.

Mandej, ne shkurt te vitit 1998, i derguari special i SHBA-ve per Kosoven, Amb. Gelbard, kishte thene se “nuk kishte asnje dyshim qe UCK ishte nje organizate terroriste,” dhe nuk shkoi gjate e ai u zevendesua nga Amb. Hill perkohesisht e mandej nga i ndjeri tanime Amb. Holbrooke.

E, keto ndryshime, kogja me relevance ne hierarkine e vendimmarrjes politike amerikane, nuk jane bere rastesisht, por edhe si rezultat i drejtperdrejte i lobimit te mencem, efektiv, dhe te sinqerte te lobit tone ne SHBA, respektivisht te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane qe tash e mbi 30 vjet ka qene dhe eshte gardian i vertete i miqesise sone me Ameriken.

Prandaj, urtesia politike ka qene ndoshta virtyti me i madh i Presidentit Rugova, e qe sot eshte kaq shume ne deficit ne klasen tone politike. Durim! Saber! Avash!

Edhe kjo stuhi ka me kalu shpejte, e ka me lind dielli perseri! Amerika mbetet superfuqi, por na mos po koritemi pa nevoje. Ne duhet me qene shume me sycele ne kete proces! Fati i vendit e i shtetit eshte shume me i rendesishem se fati i secilit politikan!

Kosova ka me vazhdu me prosperu, ne miqesi permanente me SHBA-te, dashti apo nuk dashti dikush, iu ngute apo jo dikujte me qene protagonist ne Shtepi te Bardhe ne prag te zgjedhjeve presidenciale amerikane, i pate apo nuk i pate dikush nja tri-kater kemisha per me udhetu ne DC!

Comments