Evropa apelon në miratimin e ligjit për PP, pushteti thotë se opozita nuk ka vesh për këtë, ndërsa ara sërish kërkojnë bisedime

191

Kryetari i Kuvendit Talat Xhferi apeloi deri tetë gjitha partitë që sa më shpejtë të afrohen qëndrimet për Ligjin për Prokurori Publike, eurokomisari Oliver Varhejli porositi se duhet t’i jepet prioritet atij ligji, ndërsa shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov vlerësoi se ata që nuk do të marrin pjesë në një ligj të tillë nuk janë të ndershëm dhe të sinqertë para votuesve dhe para qytetarëve kur thonë “dua Bashkim Evropian”.

Varheji, gjatë vizitës në Shkup, shfaqi shpresë se përbërja aktuale parlamentare e ligjit të ri për PSP, duke konstatuar se kjo do të jetë shenjë e mirë dërguar vendeve anëtare.

Fransoa Lefon, këshilltar i zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, në një intervistë për MIA-n, theksoi se nëse të gjitha partitë politike janë për anëtarësim në BE siç thonë, duhet të jenë të aftë që të arrihet marrëveshje rreth reformave që t’i dëshmojnë Bashkimit Evropian se është i përkushtuar në të mirën e vendit.

Përndryshe do të shohim se këto janë vetëm lojëra politike dhe një nga shkaqet që nuk e marrim Ligjin për PSP. Opozita nuk deshi t’i japë shumicës dhuratë të tillë para zgjedhjeve. Dy të treta e shumicës nuk ishte e mundur. Nëse partitë janë të përkushtuara në rrugën evropiane, do të kuptojnë se ky moment është më i rëndësishëm nga lojërat e tyre politike”, tha Lefon.

Dimitrov, në një intervistë për MIA-n theksoi se tani jemi vënë në test nëse do të mundemi këtë ta ngremë jashtë kontestit zgjedhor dhe në këtë rast në mars, siç tha, “ndoshta do të mund të shpallim një fitore të përbashkët edhe të partisë në pushtet dhe të opozitës, të të gjithë popullit, në një mënyrë edhe të të gjithë shoqërisë apo këtë do ta bëjmë lëndë të përplasjeve ndërpartiake”.

MÖBEL THEMA

“Nëse komisari evropian, i cili qartë është aleati ynë dhe punon në këtë agjendë që ta bëjmë përfundimisht këtë përparim në fazën e ardhshme të merituar, nëse ai thotë është me rëndësi që të miratohet në përbërjen e tanishme parlamentare, do të shihet nëse jemi vetëm deklarativë në përpjekjet dhe është e thjeshtë. Kush nuk do të votojë dhe nuk do të marrë pjesë në një ligj të tillë, në të cilin janë përfshirë të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e KE-së, nuk është i ndershëm dhe i sinqertë para votuesve dhe para qytetarëve kur thotë e dua BE-në, por nuk dua ta bëj këtë që BE-ja e sugjeron se duhet të bëhet që të arrihet sukses”, thekson Dimitrov.

Sipas deputetes së LSDM-së, Snezhana Kaleska Vançova partia më e madhe opozitare nuk ka vesh për të Ligji për prokurori.

“Në këtë moment nuk po shoh se janë të shqetësuar dhe se do të donin të uleshin të punojmë në këtë temë. Mendoj se kjo është sidomos nga momenti kur u paralajmëruan zgjedhjet, thjesht tërësisht e lanë anash, kjo është përshtypja ime, shpresoj se gaboj, do të isha shumë e lumtur të gaboj dhe të zgjidhet procesi”, tha Kaleska-Vançeva.

Deputeti i VMRO-DPMNE Antonio Milloshoski se ata janë në dispozicion të koalicionit qeveritar dhe konsideron se përmes bisedimeve konstruktive do t’i japin edhe propozimet e tyre për miratimin e ligjit.

Ligji për PP që në korrik të vitit të kaluar ka hyrë në procedurë kuvendore.

Comments