Facebook ka mbyllur 583 milion llogari në tre mujorin e parë të 2018-ës!

30

Facebook ka mbyllur 583 milion llogari të rreme në tre mujorin e parë të 2018-ës pas kompania zbuloi një abuzim masiv në platformë.

Sajti gjithashtu tregoi sasinë e të dhënave abuzive publikuar dhe shpërndarë në platformë për herë të parë.

Këto masa vinë në një kohë kur rrjeti social është kritikuar për influencën e madje ndryshimin e kursit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.

Facebook tha se ka hequr 837 milionë përmbajtje spam gjatë periudhës Janar-Mars të këtij viti.

Rrjeti social thotë se afro 100% të përmbajtjeve janë zbuluar dhe hequr përpara se të raportohen.

583 milion llogaritë janë mbyllur menjëherë pas hapjes së tyre. Facebook beson se 3 deri në 4% e 2 milion llogarive aktive janë të rreme.

Sajti gjithashtu tha se ka hequr 21 milion imazhe ku shfaqej lakuriqësi dhe përmbajtje seksuale. 96% e tyre janë eliminuar nga sistemet e medias sociale.

Comments