Facebook prezanton projektin ‘roboti në shtëpi’ [Video]

138

Deutsch-ABC

Së shpejti fotot që do hedhësh në Instagram mund të t’i kapë roboti që do të të ndjekë nëpër shtëpi. Supozohet që ky të jetë hapi tjetër i Facebook, nëse do të realizohet sigurisht.

Kompania e Facebook u pajis me një patentë për ndërtimin e një roboti vetë-balancues, i cili do të jetë i aftë të qëndrojë në dy ose tre këmbë. Ky robot do të jetë i pajisur me një ekran, kamera dhe mikrofon, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Sipas patentës, roboti mund të ketë aftësi të tjera si transportimi i ngarkesave dhe një sistem ftohës për të kontrolluar temperaturën e tij. Është e paqartë se çfarë mund të bëjë Facebooku me një robot, por potenciali i tij është i madh.

MÖBEL THEMA

Një robot vetë-balancues mund të përdoret për videot e konferencave. Facebook ka prezantuar video thirrjet e Messenger që prej 2015-së. Një robot në shtëpi gjithashtu mund të përdoret për të kapur fotografi dhe video në mënyrë autonome për Facebook dhe platformat e tjera si Instagram dhe WhatsApp.

Megjithatë kompanitë shpesh marrin shumë patenta, por shumë pak prej tyre kthehen në produkte reale. Patenta e robotit vetë-balancues u paraqit nga një punonjës i Facebook-ut i cili më parë ka punuar në një kompani robotike.

Këto lloje të robotëve mbeten një produkt i shtrenjtë. Ata kushtojnë disa mijë dollarë. /Telegrafi/

Comments