Facebook, zbulohen të dhënat e 533 milion përdoruesve përfshi edhe Mark Zuckerberg

107
533 milion përdoruesve të facebook u është zbuluar informacioni personal, i cili përfshin numrat e telefonit, ID të Facebook, emra të plotë, vendndodhje, ditëlindje dhe madje edhe adresa emaili.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Featured image of article: Facebook, zbulohen të dhënat e 533 milion përdoruesve përfshi edhe Mark Zuckerberg

SHBA- Mark Zuckerberg është në mesin e përdoruesve të Facebook të cilëve u është zbuluar informacioni personal pas një shkelje të madhe të të dhënave.

Tw dhwnat e Zuckerberg duke përfshirë emrin e tij, vendndodhjen, informacionin e martesës, datën e lindjes dhe ID-në e përdoruesit të Facebook-ut ishin midis të dhënave personale të vjedhura të cilat u botuan në një forum hakerash. Rrjedhja e zbuluar sot përfshin detajet dhe numrat e telefonit të mbi 533 milion përdoruesve të Facebook nga 106 vende, përfshirë dhe tw dhwnat e CEO të platformës.

The Sun raporton se depoja e informacionit përfshin mbi 32 milion të dhëna për përdoruesit në SHBA, 11 milion për përdoruesit në MB dhe 6 milion për përdoruesit në Indi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si dhe numrat e telefonit, të dhënat gjithashtu përfshijnë ID të Facebook, emra të plotë, vendndodhje, ditëlindje dhe madje edhe adresa emaili. Alon Gal, bashkëthemeluesi i firmës izraelite të inteligjencës për krimin kibernetik tha se rrjedha e të dhënave është e vjetër

Comments