Familja pejane që u dëbua në rrugë: Fëmijët i nxorrëm në jashtë, i kishim afat 3 ore për të liruar banesën!

212

Sot gjatë ditës familja Lajçi nga Peja është dëbuar nga banesa ku kishte banuar për 8 vite rresht, kjo pasi që nuk paten mundësi t’i kryenin detyrimet financiare ndaj qiradhënësit.

Disa njerëz me vullnet të mirë së bashku me këngëtarin Labinot Tahiri,tanimë i kanë zgjedhur çështjen e banimit për një vit, duke i paguar të njëjtit qeranë.

Kryefamiljari, Shqiprim Lajqi ka treguar se pronarit të banesës nuk i kishte paguar qeranë 2 muajtë e fundit pasi nuk kishte mundësi.

“Kam banu aty qe 8 vite, dy muajt e fundit nuk i kam paguar qeranë pasi s’kam pas mundësi. Ka ardh pronari edhe më ka thanë 3 ore i ke në dispozicion me i paketu të gjitha gjërat e tua që të ma lirosh banesën”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

MÖBEL THEMA

I njëjti ka thënë se e ka rënduar shumë kjo situatë, pasi që është dashur t’i nxjerrë në rrugë dy fëmijët e tij të vegjël, vajzën 9 vjeç dhe djalin 4 vjeç.

Lajçi ka bërë thirrje për të gjithë ata persona që kanë vullnet të mirë t’i ndihmojnë, kjo marrë parasysh edhe situatën në të cilën po kalojmë, pasi që nuk kanë marrëdhënie pune as ai dhe as bashkëshortja e tij.

Numri kontaktues për të gjithë ata që duan të ndihmojnë familjen Lajçi: 045 524 667./Indeksonline/

Comments