Familjarët dyshojnë që Florim Imeri nuk u vetëvra

144

Familja Imeri nga Balinca e Vushtrrisë, dyshon se djali i tyre nuk ka kryer vetëvrasje në Burgun e Dubravës

Herën e fundit që e pa vëllain, ishte 5 ditë para se ai të vdiste.

Por, të premten e kaluar, Familja Imeri nga fshati Balincë e Vushtrrisë, përmes një telefonate mori një lajm të kobshëm për ta.

Atyre ju bë me dije nga Shërbimi Korrektues se familjari i tyre Florim Imeri, kishte bërë vetëvrasje brenda qelisë së tij në Dubravë.

Kjo i kishte shokuar këtë familje.

Kjo pasi që sipas vëllait të Florim Imerit, Blerimit herën e fundit kur e vizituan në burg, ai ishte në gjendje shumë të mirë.

MÖBEL THEMA

“Vëllai ka qene gjithçka ne rregull. Ka qene i qete, ka qene mire. Se fundmi kam qene te dielën, mire ka qene. Tani me te 6 ka na kanë thirrë prej Prishtinës, na thanë që Florimi është vetvrarë”.

Florim Imeri, po qëndronte në burg për shkak të përfshirjes në një incident dy vite më parë.

Ai kishte therur me thikë një person.

Ndërkohë, që tani familja po ngre dyshime mbi vetëvrasjen e Florim Imerit.

Këta besojnë se dikush ka dorë në vdekjen e familjarit të tyre.

“Nuk mendojmë që e ka mbyt veten, ndoshta ndonjë gardian apo polic”.

Comments