Fansja e kritikon që nuk bën bamirësi, Alketa i thotë që jetojmë në kapitalizëm

102

Alketa Vejsiu është shumë aktive në rrjete sociale ku poston shpesh foto e video nga përditshmëria siç ka ndodhur edhe këtë të diel. Moderatorja ka postuar një foto duke shijuar rrezet e diellit, e veshur sportive dhe pa grim. “E diel me floket rremuje! Ska me rehat! Dite te bukur te gjitheve!”, shkruan Alketa .

Mirëpo në hapësirën e komenteve ka rënë në sy komenti i një ndjekëse e cila e kritikon Alketën për shpenzimet dhe i shkruan se nuk e ka dëgjuar të bëjë bamirësi.

 

MÖBEL THEMA

“Këto shpenzime që bëni ju, shiko se njerëzit po vuajnë për bukë, kontribuo dhe ti, s’ta dëgjojmë emrin askund për humanizëm”, shkruan ndjekësja. “I bëj në heshtje bamirësitë unë. Lekët s’ja kam vjedhur askujt. Punoj e jetoj my way: do të thotë në mënyrën time. S’jetojmë në komunizëm ku të gjithë duhet të jemi të barabartë, jetojmë në kapitalizëm. Do të doja të kisha fuqinë që t’i bëja të gjithë të jetonin mirë, por s’e kam. Dielli është i të gjithëve, ndaj më lër po deshe të ngrohem në diell siç ma ka dëshira këtë të diel. Kam punuar boll gjatë javës dhe sot dua të çlodhem”, ja kthen Alketa.

Comments