Para gjykimit të sotëm për rastin “Titanik 3”, prokurorja nga Prokuroria Speciale, Fatime Fetai refuzoi të komentojë rastin “Reket”. Arsyetimi i Fetait ishte se rasti udhëhiqet nga një prokurori tjetër dhe se nuk i takon asaj të komentoj.
Sipas saj me rëndësi është që PSP-ja vazhdon punën dhe në këtë drejtim është edhe seanca e sotme gjyqësore për rastin “Titanik 3”.