“Favipiravir” gjendet në barnatoret e Maqedonisë së Veriut, ky është çmimi

178

Agjencia për barna “Malmed” pas njoftimit në fund të muajit të kaluar se “Favipiravir” do të jetë së shpejti në përdorim për pacientët, drejtori i saj, Lirim Shabani njoftoi se është lëshuar tashmë në shitje edhe në pakicë për gjithë të interesuarit.

Sipas informatave nga pacientëve, raporton Plusinfo, një paketim i ilaçit “Favira” përmban 40 tableta, derisa çmimi i saj është 5.100 denarë. Ilaçi mund të merret me recetë nga mjeku.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Ilaçi është lëshuar për shitje me pakicë para disa ditëve dhe është pranuar importi për gjithë subjektet e interesuara. Ilaçin e kemi dhe do ta kemi edhe në të ardhmen, pasi mund ta marrin gjithë të interesuarit. Siç e dini, në sistemin tonë shëndetësorë, çmimi i barnave konfirmohet nga trupi i veçantë në Ministrinë e shëndetësisë dhe janë unike në gjithë barnatoret”, deklaroi Shabani.

Agjencia për barna ka rekomanduar që ilaçi të merret me rekomandim të mjekut, sipas nevojës.

“Në këtë drejtim, duam të theksojmë se pacientët do të kenë mundësi të sigurojnë ilaçin vetëm me recetë dhe me rekomandim të mjekut. Favipiravir nuk është për trajtim të Kovid-19, kështu që në këtë drejtim, ne apelojmë dhe u kërkojmë pacientëve që të mos e përdorin këtë ilaç sipas bindjes së tyre, pa rekomandimin e mjekut”, rekomandojnë nga Agjencia.

Comments