Fazliu: S’kemi kompetenca për të kontrolluar Ramiz Merkon

60

Blerjen e makinës luksoze nga Komuna e Strugës me vlerë prej 67 mijë euro Ministri i Pushtetit Lokal Suheil Fazliu e vlerësoi si një gabim të cilin siç tha do të tentoj ta përmirësoj. Ministri Fazliu premtoi se do të shkojë në Strugë për të biseduar me kryetarin Ramiz Merko dhe personalisht të informohet për rinovimin e parkut të makinave në këtë vetëqeverisje lokale. Ai thotë se qeveria nuk ka pushtet të urdhërojë kryetarin Merko të heqë dorë nga automjeti i ri zyrtar.

Comments