FC Shkupi prishi festën e “Shvercerave”, mundet nga Makedonija GJ.P (VIDEO)

103

FC Shkupi stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit vendor e ka mbyllur me disfatë, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse “bardheblutë” bindshëm ishin kundërshtarë më i mirë në fushën e gjelbërt, në fund pësuan disfatë 2:3 ndaj Makedonija GJ.P, duke prishur në këtë mënyrë festën e “Shvercerave”, që kishte filluar që mbrëmë me flakadane e këngë midis qendrës së Shkupit.

E njëjta festë vazhdoi edhe sot në tribuna, mirëpo shumë shpejtë ajo u zbeh kur vetëm pas 3 minutave lojë, mysfairët nga Gjorçe Petrovi avansuan me golin e brazilianit Padu, i cili më pas doli të jetë edhe njeriu i ndeshjes, pasi shënoi edhe dy golat tjerë për Makedonija GJ.P.

Në momentet kur FC Shkupi kërkonte golin e barazimit, një harkim nga e djathta e brazilianit Padu që fillimisht preku shtyllën, më pas përfundoi edhe brenda vijës fatale, gjë kjo që u vërejt qartë edhe përkundër tentativës së portierit Aleksovski për të dëbuar atë jashtë.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 40-të, ndërsa vetëm pas 4 minutave lojë në pjesën e dytë një super aksion i vendasve me autorë Aleksovski-Serzhinjo-Jusufi, u kurorëzua me gol, me këtë të fundit që shënoi një super gol me parabolë nga distanca.

MÖBEL THEMA

Këtij goli i parapriu edhe një rast tjetër i qindtpërqindtë i kroatit Marin Jurina, i cili nga afërsia me kokë qëlloi vetëm shtyllën.

Ky gol ju dha krahë futbollistëve “blu” në fushë, të cilët në vijim të ndeshjes mendonin vetëm tek goli kundërshtarë, ndërsa në saje të një loje të tillë, kundërshtari sërish me anë të Padu në minutën e 62-të shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e Aleksovskit.

Gjithçka që mundën të bëjnë të besuarit e trajnerit Qatip Osmani deri në fund të takimit, ishte goli i shënuar nga ana e sulmuesit Marin Jurina në minutën e 90-të, kur mjaft mirë në zonën kundërshtare shfrytëzoi pasimin e kapitenit Muharem Bajrami.

Pas këtij barazimi FC Shkupi mbetet në pozitën e 7-të me 22 pikë, teksa Makedonija Gj.P me 26 pikë renditet dy pozita më lartë.

Comments