Fejzi Aziri: Brenda 10 ditëve do të dorëzoj prova dhe argumente për porositësitë dhe ekzekutorëve e vërtet të “Monstrës”

283

Fejzi Aziri në fjalën e tij ka thënë se ky aktvendim është sjellë në emër të Fatime Fetait, ngase është ashtu siç ka kërkuar.

Ai ka kërkuar që prokurori publik Lubomir Joveski dhe prokurorja për krim të organizuar Villma Ruskovska ta vizitojnë atë në burgun e Shutkës, ose ta ftojnë, në mënyrë që tua dorëzoj argumentet dhe faktet mbi atë se kush është organizator, ekzekutues i vrasjes së pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

“Paraburgimi më është caktuar edhe herën e kaluar ngase është ditur se do të ndryshojë nenin nga aktakuza. Unë nuk kam ikur asnjëherë dhe nuk do ta bëj. Por i bëj thirrje Prokurorit Publik, Lubomir Joveski, Villma Rusovskën, të më vizitojnë në burgun e Shutkës, që t’i jap dëshmi për porositësit e vrasjes, ndihmuesit me emra dhe mbiemra me fakte. Nëse nuk më vizitojnë në 10 ditët e ardhshme, unë do të jap në opinion këto fakte edhe ambasadave të huaja edhe bashkësisë ndërkombëtare, që të shihet se kush është porositësi, kush është ekzekutori i kësaj vrasje”, ka deklaruar Aziri, raporton SHENJA.

Comments