Ferizaj, babai plagos djalin pas një mosmarrëveshje

135

MÖBEL THEMA

Sot rreth orës 07:20 të mëngjesit ka ndodhur një plagosje në fshatin Jezercë të Ferizajit.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes babait dhe djalit të tij.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

“Po, rasti ka ndodhur rreth orës 07:20 në fshatin Jezercë të Ferizajit. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mas babait dhe djalit. Babai e ka plagos djalin e tij 23 vjeçar me armë në këmbë. Hetimet janë duke u zhvilluar. Krejt çka mundem me thanë se personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai për Indeksonline.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë. /Indeksonline/

Comments