Fero i jep fund lidhjes me të dashurën

458

Reperi nga Gjilani, Fero tash e disa muaj është komentuar për lidhjen e tij me modelen shqiptare, Arbenita Ismajli. 

Dyshja kanë qenë mjaft të përfolur në shtypin rozë për shkak të imazheve të njëpasnjëshme që kanë ndarë me fansat e tyre.

MÖBEL THEMA

Ndërsa tani, anëtari i labelit “On Records”, me anë të një postimi të publikuar në llogarinë e tij, InstaStory tregon se është ndarë nga e dashura. “U zgjova këtë mëngjes, përshëndetje vajza prej sot jam i lirë”, janë fjalët e tij.

Sipas këtij postimi lë të kuptohet se Fero dhe Arbenita i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të shkurtër.

Fero (Foto:InstaStory)

Nga ana tjetër, Fero po vazhdon të jetë i angazhuar në karrierën e tij muzikore. Ai së bashku me producentin e tij, Zapp së shpejti pritet të vijnë me këngë të re.

Reperi më herët ishte përfolur edhe për një lidhje me moderatoren Roza Lati, të cilën e kishte puthur dy herë në emisionin e saj “Why Not”. /Telegrafi/

Comments