Feronikeli befasohet nga Ferizaji, Prishtina e Llapi shfrytëzojnë gabimin e liderit

76

Kanë përfunduar edhe tri ndeshjet e luajtura sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Tri skuadrat e para në tabelën e kampionatit të Kosovës kanë zbritur sot në fushën e blertë. Feronikeli bëri hap fals me Ferizajn, kurse Prishtina dhe Llapi shfrytëzuan këtë gabim duke shënuar fitore.

Feronikeli para tifozëve të u mposht me rezultatin 2:1 nga skuadra e Ferizaj, duke pësuar një gol fal gabimit amatoresk të portierit, dhe një nga gabimi i mbrojtjes.

Në këtë takim golin e parë e realizoi Feronikeli, me anë të Prekazit, kur po luhej minuta e 41’, shkruan lajmi.net.

Ishte Krasniqi ai që shfrytëzoi gabimin e portierit të Feronikelit për të barazuar rezultatin në 1:1. Ndërsa, Krasniqi golin e dytë e shënoi në minutën e 95′ për fitoren e Ferizaj dhe për t’i bërë dhuratë skuadrave të Prishtinës dhe Llapit.

MÖBEL THEMA

Ndeshja kundër Llapit dhe Gjilanit u mbyll me rezultatin 2:1 në favor të llapjanëve.

Golat për Llapin u shënuan nga Mentor Zhdrella dhe Behar Maliqi, kurse për Gjilanin shënoi Magani.

Në anën tjetër, Prishtina, ashtu edhe siç pritej, morri tri pikë nga përballja me vendin e fundit në tabelë, KEK-u, me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi mesfushori Lorik Boshnjaku, me një goditje ‘volley’, në minutën e 36’ të takimit.

Kështu, pas 27 xhirove, Feronikeli mban vendin e parë me 62 pikë, aq sa ka Prishtina, kurse Llapi numëron 60 pikë. /Lajmi.net/

Comments