FFK: Kujdes, mos bini pre e mashtruesve: Nuk ka bileta në shitje!

373

Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin se edhe në ndeshjen Kosovë – Spanjë, në bazë të masave të Qeverisë kundër COVID-19, do të shfrytëzohet vetëm 10 % e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” dhe të gjitha biletat jepen falas.

Në këtë përqindje përfshihen: stafi organizativ, tifozeria “Dardanët”, ekipet e të dyja kombëtareve dhe zyrtarët.

Të gjithë ata të cilët janë pajisur me bileta kërkojmë që të jenë të përgjegjshëm dhe të mos i keqpërdorin ato.

Po ashtu, ftojmë opinionin që të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mashtruesve, të cilët mund të vendosin bileta false në treg, pasi të gjithë biletat janë falas dhe e kanë kodin e sigurisë, pa të cilin hyrja në stadium është e pamundur.

Në rast se keni njohuri për keqpërdorim të biletave nga persona të caktuar, ju lusim që ato raste t’i denonconi në policinë e Kosovës.

Sipas rregullave të fundit të qeverisë për mbrojtje nga COVID-19, pjesëmarrësit për të hyrë në stadium duhet që bashkë me biletën të paraqesin edhe njërën prej këtyre dokumenteve:

– Certifikatën e vaksinimit për vaksinën e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

– Testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë.

– Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-igG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve.

– Testin e shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Comments