FFK sot dërgon letër proteste në UEFA në përkrahje të Dritës

62

Federata e Futbollit e Kosovës sot pritet t’ia dërgojë UEFA-s një “shkresë proteste” që ka të bëjë me vendimin e shtëpisë së futbollit evropian rreth anulimit të ndeshjes preliminare të Ligës së Kampionëve në mes të Dritës dhe Linfield, shkruan Gazeta Express

Me rekomandimin e institucioneve shëndetësore të Zvicrës, UEFA vendosi dje ta anulojë këtë ndeshje pak orë para fillimit të saj, për shkak se në testin e dytë për koronavirus Dritës iu shtua në 2, numri i futbollistëve të infektuar me COVID-19.

Drita tashmë është nisur drejt Kosovës, kurse UEFA ende nuk e ka marrë një vendim zyrtar rreth fatit të takimit, ndërsa ekziston mundësia që kampionia e Kosovës të eliminohet në tavolinë.

MÖBEL THEMA

Sekretari gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu, tha për Gazetën Express se shtëpia e futbollit po e përgatitë një “letër proteste” që pritet ta dërgojë sot në adresë të UEFA-s.

“Nuk mund ta predikojmë fatin e ndeshjes. Por ne sot jemi duke e përgatitur një letër proteste që do ta dërgojmë në UEFA. Sigurisht se menjëherë do ta publikojmë atë letër edhe në uebfaqen zyrtare të FFK-së dhe do ta shihni përmbajtjen. Kaq mund të them tash për tash”, u shpreh Salihu për Gazetën Express.

FFK edhe dje ka reaguar duke kërkuar nga UEFA që ta mundësoj zhvillimin e ndeshjes Drita – Linfield në një orar tjetër.

Drita të shtunën e mposhti Inter Escaldes me rezultat 2:1. Do të duhej ta mposhte dje edhe kampionin e Irlandës Veriore që të shkonte në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve për t’u përballur me Legia nga Varshava. /GazetaExpress/

Comments