Nga dita e djeshme dolën në shitje biletat për ndeshjen Maqedonia e Veriut-Kosovë që do të luhet me 26 mars në Shkup në kuadër të fazës plej of në Ligën e Kombeve.
Në kryeqytet biletat janë lëshuar në shitje te biletaria afër stadiumit “Todor Proeski”.
Ndërkohë, duke parë interesimin e madh për të blerë një biletë, nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se biletaria do të jetë e hapur deri në orën 21:00 në mbrëmje.
Një biletë për ndedhjen Maqedoni e Veriut – Kosovë kushton 300 denarë dhe e njejta mund të blihet me leternjoftim ose pasaportë.