Filipçe: Ndihma e shpejtë do të pajiset me 12 automjete të reja, edhe tetë do të adaptohen dhe ri-pajisen

44

Blerja e automjeteve për Ndihmën e shpejtë mjekësore përfundoi, deri në fund të muajit është afati për dërgesën dhe i presim 12-të automjetet e reja që do të sistemohen nëpër shumë vende të shtetit, ndërsa më shumë Shkup. Me vendimin e Qeverisë do të marrin tetë furgona nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave që janë dedikuar për ndonjë qëllim tjetër, por do të mundë tërësisht të adaptohen të jenë automjete ambulance dhe do të ri-pajisen, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

MÖBEL THEMA

Përmendi se ky numër shtesë prej tetë automjeteve do ta plotësojnë sistemin e tërësishëm të Ndihmës së shpejtë në mbarë vendin. Me këtë numër të 12 automjeteve që i blemë dhe këto automjete shtesë, theksoi, mjaftueshëm do të plotësohet kapaciteti i automjeteve të cilat mungojnë.

Sipas Filipçes, nuk janë problem vetëm automjetet, problemi është edhe në kuadrot. Për këtë, sqaroi, 40 mjekë në periudhën e ardhshme pas zgjedhjeve do të pranohen në Shtëpinë e Shëndetit Shkup dhe në mbarë vendin.

Comments