Filipçe: Nëse ka nevojë do të vendosim masa shtesë

89

Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje, Venko Filipçe sot ka shkruar në Facebook se virusi korona aktualisht ka infeksion të gjerë, transmeton Alsat. Filipçe theksoi se janë në koordinim me autoritetet shëndetësore dhe nëse paraqitet nevoja do të miratohen masa shtesë.

Moebel THEMA

“Virusi për momentin ka infeksion të gjerë, jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me epidemiologët, mbetemë në ndjekje të situatës ndërsa nëse ka nevojë të veprojmë me masa të reja, atë do ta bëjmë”, ka shkruar Filipçe.

Filipçe këto shkrime i ka bërë sot pas koordinimit me drejtorët e klinikave, ku sipas njoftimit është biseduar për kapacitetet spitalore, gjendjen e të sëmurëve dhe situatën aktuale me epideminë.

Comments