Finalja na shpëtoi nga duart, ja deklarata e trajnerit të Anglisë

57
Loading...

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, e ka pranuar se Anglia ka lënë t’i ikte nga duart një mundësi e artë për t’u kthyer përsëri në finalen e Botërorit, sidomos pas një pjese të parë ku luajti më mirë se kroatët.

“Për momentin të gjithë e ndjejmë dhimbjen e humbjes. A e prisnim të ishim në një pozitë të tillë. Nuk mendoj se realisht ndonjë prej nesh e mendonte këtë arritje. Por kur mbërrin në këtë pikë dhe po luan në mënyrën se si kemi luajtur ne në pjesën e parë, duhet të shfrytëzosh raste të tilla në jetë. Për momentin mund të them se dhoma jonë e zhveshjeve po kalon një moment të vështirë.

Ajo që do të them është se jam tmerrësisht krenar për një grup lojtarësh që janë zhvilluar shumë, Mendoj se reagimi i mbështetësve tanë ndaj tyre, në krahasim me dy vite më parë, e tregon gjithçka më shumë se çdo gjë tjetër. Kjo është eksperiencë pozitive, vendi duhet të jetë krenar me ata me mënyrën se si luajtën dhe me kalimin e kohës do të ketë shumë gjëra pozitive që do të përfitohen”, deklaroi Sauthgejt.

Loading...
Comments