Fjalimi historik i Fadil Vokrrit para katër viteve, që bëri me lot të gjithë

360

3 maj 2016 është data historike e futbollit kosovar.

Në këtë datë u bë pranimi i Kosovës me të drejta të plota në UEFA, shtëpinë më të madhe të futbollit evropian.

Në Kongresin e UEFA-s më 3 maj 2016, Kosova u bë anëtari i 55-të i shtëpisë evropiane të futbollit, me 28 vota pro, 24 kundër dhe 2 të pavlefshme.

Më poshtë deklarata e parë e ish-presidentit, Fadil Vokrri të bërë para anëtarëve të tjerë të UEFA-s në momentin e pranimit në shtëpinë më të madhe të futbollit në Evropë.

“Jam shumë i emocionuar t’iu drejtohem pasi sot Kosova është pranuar në UEFA, ky është një moment historik për futbollin kosovar. Një lajm i jashtëzakonshëm për futbollistët, sportdashësit. Betohemi se do të mbrojmë vlerat e futbollit. Faleminderit për votat që na bënë anëtaren e 55-të të UEFA-s”, është shprehur Vokrri para gjithë anëtarëve të tjerë të UEFA-s në vitin 2016. /Lajmi.net/ 

Comments