Fjalimi i parë i Kurtit si kryeministër, përmend BE-në, NATO-n dhe Amerikën

126

Pas votimit të qeverisë nga deputetët e kuvendit, Albin Kurti, iu është drejtuar qytetarëve.

MÖBEL THEMA

Albin Kurti, kryeministri më i ri i Kosovës, iu është drejtuar qytetarëve dhe deputetëve me një fjalim.

Në këtë fjalim, kryeministri Kurti, ka bërë të ditur se tashmë ka filluar rruga e ndryshimit që siç u shpreh ai, që të gjithë e kanë dëshiruar, raporton lajmi.net.

“Unë do të jem kryeministër i të gjithë juve dhe do të dëgjoj zërin e juve sidomos kur nuk pajtohemi. Sot fillon rruga jonë e punës së madhe dhe të palodhshme për të sjellë ndryshimin që të gjithë e kemi dëshiruar”, ka thënë ndër të tjerash Kurti.

Po ashtu, Kurti në fjalimin e tij, ka thënë se tashmë ka përfunduar epoka kur interesi personal është vënë mbi atë shtetëror.

“Kosova ka një kryeministër të ri dhe koha kur interesat e personave ishin mbi interesat e shtetit ka përfunduar”,  u shpreh ai.

Mirëpo, në fjalimin e tij, kryeministri Kurti, ka bërë të ditur se synimi kryesor i qeverisë së tij dhe i Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO si dhe vazhdimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne bashkërisht synojmë anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO”, tha Kurti, duke shtuar se partneriteti me SHBA-të do të vazhdojë. /Lajmi.net/

Comments