Forcat e Armatosura largojnë 72 predha (FOTO)
Forcat e Armatosura shqiptare parandaluan një tragjedi në Manatin e Lezhës.
Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka, thotë se xhenierët kanë larguar nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg.
Sipas vlerësimeve paraprake, predhat i përkasin Luftës së Dytë Botërore.
Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm.
Xhaçka thotë se që prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme.