FOTO/ Italia në Evropian, rezultatet e ndeshjeve të sotme eliminatore

73

U luajtën mbrëmjen e sotme disa takime të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.

Italia mposhti pastër me shifrat 2-0 Greqinë në “Olimpico” të Romës, me gola të Zhorzhinjos me penallti dhe Bernardeskit, të dy të shënuar në pjesën e dytë.

Me këtë fitore, Italia shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e parë, duke siguruar matematikisht kualifikimin për në Europian.

MÖBEL THEMA

Spanja u ndal në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Norvegjisë. Ishte Saul ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 47-të me një goditje nga jashtë zone, por teksa u duk se iberikët do fitonin minimalisht, në minutën e 94-t, King barazoi shifrat për nordikët me një penallti.

Pas këtij barazimi, Spanja mban vendin e parë me 19 pikë në grup.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e ndeshjeve të sotme.

Comments