FOTO/ Nora një grua me fat, ja çfarë punësh të shtëpisë bën Roberti!

77

Dy këngëtarët NoraIstrefi dhe Robert Berisha, e kanë dëshmuar plot ehrë se janë të dedikuar dhe një cift shumë i përshtatshëm krah njëri tjetrit.

Nora dhe Roberti kanë dëshmuar se janë çifti ideal. Mes shumë deklaratash dashurie, rrëfimesh për jetën personale, e shumëçka tjetër, ka qenë Berisha ai që ka shfaqur edhe më tepër dashurinë ndaj Norës në publik. Në intervista të ndryshme, Roberti ka treguar natyrën e tij romantike, e kështu ka bërë edhe pasditen e sotme në Top Channel.

I ftuar në ‘Pasdite në Top Channel’, këngëtari ka treguar se vetëm vdekja mund ta ndajë nga Nora. “Do të jemi së bashku deri sa vdekja të na ndajë. Jam krenar dhe e them haptazi që mua më njohin prej Norës, sidomos në Shqipëri. Dhe padyshim që fansat njohin dhe duan më shumë Norën”, ka deklaruar Berisha, duke mos patur rezerva mbi realitetin. Por, Roberti ka treguar se është bashkëshorti ideal, kur rrëfeu se si i kishin ndarë detyrat në shtëpi me Istrefin.

“Me pazarin merrem gjithmonë unë. Nuk e kam problem që t’i ndërroj pampersin vajzës, apo edhe ta laj. Gjithashtu më pëlqen shumë edhe të gatuaj. Pastat i gatuaj gjithmonë unë”, ka deklaruar ai. Me pak fjalë, shumicën e detyrave i kryen Roberti…Ideale, apo jo?”, shkruan Bordo.al. /Prive.

Comments