Fotografia e ditës: Rama poston një pozë të përbashkët me presidenten e Kroacisë!

50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka publikuar një fotografi të përbashkët me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, me rastin e kualifikimit të Kroacisë në finale të Kampionatit Botëror.

Kombëtarja kroate e mposhti Anglinë dhe për herë të parë është kualifikuar në një finale të turneut më të madh botëror të futbollit.

Për t’i uruar kroatët për këtë sukses të madh, kreu i Qeverisë shqiptare e ka postuar një fotografi të përbashkët me Kolindan.

Dhe shqiptarët duke qenë ndër tifozët më të mëdhenj të Kroacisë, e kanë pëlqyer shumë fotografinë e postuar në profilin e tij në Facebook.

Imazhin e postuar e ka quajtur thjesht: “Fotografia e ditës”.

Për më pak se dhjetë minuta, imazhi i publikuar ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit e kryeministrit shqiptar.

Në finalen e madhe të 15 korrikut, Kroacia do të luajë kundër Francë. /Telegrafi/

Comments