Franca i kundërpërgjigjet Rusisë, lanson raketën e frikshme që do e ndërtojë

98

Franca është duke ndërtuar një avion pa pilot “të pa mposhtur”, ndërsa bashkohet me garën globale për armatime hipersonike.
Ministria e Mbrojtjes e vendit zbuloi se po kërkon të ndërtojë një avion hipersonik që do të jetë në gjendje të mbajë ngarkesa bërthamore, transmeton lajmi.net.

Franca po konkurron tani kundër Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë për të prodhuar raketën e parë hipersonike në botë, e cila do kapë shpejtësinë e 6400 km/h.

Të premten, sekretari amerikan i Forcave Ajrore, Heather Wilson, zbuloi se ShBA është një hap më afër për të bërë një armë që mund të udhëtojë pesë herë me shpejtësinë e zërit, përkatësisht 310 m/s.

MÖBEL THEMA

Edhe pse Franca ka thënë se shpreson të provojë prototipin e saj hipersonik në vitin 2021, tashmë janë ngritur shqetësime në lidhje me atë nëse kjo është e mundur.

Mikhail Khodarenok, një ekspert ushtarak rus, zbuloi se Franca nuk ka avionë që janë në gjendje të transportojnë një avion të madh hipersonik.

Vitin e kaluar, Rusia zbuloi se kishte testuar me sukses automjetin hipersonik Avangard, i cili mund të arrijë shpejtësinë e Mach 27 (32,186 km/h)

Comments