Franca ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

103

Edhe Franca ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, njoftoi zv. kryeministrja Radmilla Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ratifikimi është bërë nga 28 vende anëtare të NATO-s, tani ka ngelur vetëm Spanja që të bëjë ratifikimin.

MÖBEL THEMA

Në Spanjë duhet të formohet qeveria, pas zgjedhjeve të mbajtura më 10 nëntor.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov i cili po merë pjesë në përgatitjet e Këshillit Veriatlantik që do të mbahen në Londër më 3-4 dhjetor, tha se do të ishte jofalënderuese të parashikojmë se kur do të formohet qeveria në Spanjë. Ai tha se “e rëndësishme është që ne jemi këtu marrim pjesë sikur të jemi anëtare”./Telegrafi/

Comments