“Freedom House”: Maqedonia po shënon përparim, por edhe më tej mbetet vend pjesërisht i lirë

60

Bildergebnis für pressekonferenz kameras

Maqedonia u Veriut ka shënuar përparim në fushën e të drejtave politike dhe liritë civile gjatë vitit të kaluar, por mbetet në grupin e vendeve pjesërisht të lira, tregon raporti të fundit nga “Freedom House” (“Fridëm Haus”) me qendër në SHBA për lirinë në mbarë botën në vitit 2020, njofton Portalb.mk.

Në një shkallë prej 1 (gjendja më e keqe) deri në 100 (më e mira), vendi renditet në pozitën 63, që është katër pozicione më mirë krahasuar me raportin e vitit 2019.

“Freedom House” thotë se “vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet e drejta dhe demokratike presidenciale, të cilat ndihmuan në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga sundimi jodemokratik i ish kryeministrit Nikolla Gruevski.”

Nga vendet e rajonit, në grupi i vendeve të lira janë Sllovenia, Kroacia, Greqia dhe Bullgaria, ndërsa Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova, BiH janë vende pjesërisht të lira të renditura midis 53 dhe 67.

MÖBEL THEMA

Nga 195 vendet e përfshira në analizën e Freedom House, 83 janë shënuar si të lira, 63 janë pjesërisht të lira, dhe 49 jo të lira.

Listën e vendeve të lira e kryesojnë Norvegjia, Suedia, Finlanda dhe Holanda.

Në pozitat më të këqija janë Siria, Sudani Jugor, Koreja Veriore, Arabia Saudite dhe Libia.

Numri i shteteve të lira këtë vit ka shënuar rënie me tre përqind, ndërsa numri i vendeve pjesërisht të lira dhe jo të lira është rritur për dy përqind.

Freedom House ka parë një rënie të demokracisë në të gjithë botën, jo vetëm në vendet me regjime autoritare, por edhe në vendet që kanë një traditë të gjatë demokratike. Të drejtat politike dhe civile janë nën rrezik, liderët dhe partitë populliste i kanë rritur sulmet ndaj institucioneve të pavarura dhe në shumë vende demokracia është nën kërcënim.

Comments