FSK parakalon në 20-vjetorin e çlirimit

61

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot do të parakalojnë në kazermën “Adem Jashari” për nder të 20-vjetorit të çlirimit të vendit.

Me një fjalë rasti ushtarëve do t’u drejtohet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili është edhe Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës.

Për nder të këtij 20 vjetori, dje në Kosovë qëndruan personalitete të rëndësishme ndërkombëtare.

Ata morën pjesë në ceremoninë e organizuar në sheshin ‘Skenderbeu’ si dhe parakaluan para shumë qytetarëve të Republikës. /Lajmi.net/

Comments