Fundi dramatik, Charlton shokon Sunderlandin dhe ngjitet në Championship
Charlton triumfoi në fund me rezultat 2-1 dhe kësisoj nga sezoni i ardhshëm do garojë në elitën e dytë të futbollit anglez.
Fillimisht, vendasit* pësuan pas një autogoli të tmerrshëm kur mbrojtësi Sarr vendosi të kthente topin te portieri Philips, por ky i fundit ishte i papërgatitur dhe Sunderland kaloi në epërsi me një gol të ‘falur’, përcjell lajmi.net.
Charlton u kundërpërgjigj dhjetë minuta pa përfunduar pjesa e parë me Purrington, pas një aksioni të rrjedhshëm mire.
Goli jetik për skuadrën që udhëhiqet nga Bowyer u shënuan në minutën e fundit të ndeshjes, kur pas një krosimi nga e majta ishte Patrick Bauer që shënoi pas një tollovie brenda në zonë.
Ndërkohë, ekipi i njohur anglez Sunderland do ta shijojë edhe një sezon në League One, edhe pse e kishin vetë fatin në duar për ngjitjen e një kategorie më lartë por dështimi në ndeshjen finale të kampionatit i ‘detyruan’ të luanin në ‘’play-off’’, ku pësuan zhgënjim. /Lajmi.net/
Charlton score in the final seconds of the game pic.twitter.com/1F37KGeoWa
— Ballers Glory (@ballersglory) May 26, 2019