Fustani i Osmanit që përcillte mesazhin e fuqisë dhe ambicies, është veshur më parë nga ish-deputetja Bujupi

61

Presidentja më e re e Kosovës, Vjosa Osmani tërhoqi shumë vëmendje ditën e djeshme, teksa pranoi edhe zyrtarisht detyrën nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Në këtë ceremoni, Vjosa kishte zgjedhur një fustan në gjatësinë e gjurit në ngjyrë vjollcë të errët të dizenjuar nga Valdrin Sahiti, i cili në një pronocim për “klankosova” tregoi se asgjë s’qe rastësore në përzgjedhje. Ngjyra e përzgjedhur përcjell fuqinë dhe ambicien, ndërsa detaji i pelerinës transmeton idenë e një heroine.

Fustani blu që ajo kishte veshur u komentuar pafund për stilit mbretëror dhe ngjyra e përzgjedhur përcillte fuqinë dhe ambicien. Ndërsa detaji i pelerinës transmeton idenë e një heroine.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Por ajo që vunë re ndjekësit ishte fakti që një fustan i tillë është veshur më parë nga ish- deputetja e parlamentit të Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi.

Bujupi është parë me një fustan identik si i Osmanit gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019.

Comments