Gajser: Do të vazhdojë me publikimin e informacioneve, duhet të mbrojë edhe personat që më ndihmojnë në Maqedoni

74

Lais Gajser tha se do të ketë ndryshime të forta në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, por nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë, nëse do të bie kjo qeveri ose jo.

Sipas tij ai do të vazhdoj me publikimin e informacioneve, por se do të duhet t’i publikoj në ditët në vazhdim.

“Ende jam duke mbledhur të dhënat për faktet determinuese që mund të dërgojnë në pjesën e fundit të mozaikut të nevojshëm për të provuar se si një sistem i tërë është nën kontroll politik. Për disa ditë do të kem nevojë të thellojë këto hetime para se gjithash të mbrojë sigurinë e personave që më ndihmojnë në Maqedoni”, ka thënë mes tjerash Laris Gajser, raporton SHENJA.

Pas kësaj, shton më tej Gajser, është i bindur se karriera e Zaevit ka përfunduar.

MÖBEL THEMA

“Mendoj se ditët e Zaevit janë të numëruara. Ai është pjesë e problemit. Nuk mund përfaqësohet Maqedonia nga pikëpamja internacionale me Zaevin në krye”, ka thënë Gajser.

Gajser ka thënë se Maqedonia ka problem me klasën politike e cila nuk di të sillet në skenën demokratike.

“Dhjetë vite më parë ka mundur të zgjidhet çështjen e emrit, kur Greqia ishte në krizë, kanë mundur ta shfrytëzojnë këtë rast. Flas në këtë kohë kur në pushtet ka qenë Nikolla Gruevski”, ka deklaruar Gajser, përcjell SHENJA.

Sipas tij edhe me ndryshimin e emrit, nuk beson se në dhjetë vitet e ardhshme Greqia do të jetë e gatshme të jep dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut në BE.

Gajser ka thënë se mbyllja e derës së zgjerimit në BE, kanë krijuar shumë probleme në Ballkan.

Comments