Gashi: Tani po dihet pse e vranë, Astriti e parashikoi fitoren e VV-së në fletoren e burgut

220

Avokati Tomë Gashi, ka kërkuar nga ministria e Drejtësisë raportin e Insitutit Zviceran lidhur me vdekjen e Astrit Deharit të cilin sipas tij e kanë tash e sa ditë. Sipas Gashit, Astriti e dinte edhe nga burgu se Vetëvendosje do të vinte në pushtet dhe se këtë e kishte shkruar edhe në ditarin e tij.

Tomë Gashi, avokati i angazhuar nga familja e Astrit Deharit lidhur me rastin e vdekjes së tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, përmes një kërkese zyrtare ka kërkuar raportin të cilin Instituti Zviceran ia ka dërguar këtij institucioni para disa ditësh.

Gashi ka hedhur akuza ndaj shtetit për vrasjen e Deharit “Astrit Erdhi Dita…!Tani po dihet pse e vranë…!”, shkruan Gashi.

MÖBEL THEMA

“Astrit Erdhi Dita…!Tani po dihet pse e vranë…! Sepse ai e dinte edhe nga burgu se do të vij dita në 2019, këtë ai e parashikoj edhe në fletoren e tij të burgut, se Lëvizja VETËVENDOSJE.! do të vijë në pushtet në vitin 2019. Astrit Dehari kishte shumë arsye për të jetuar dhe për të pritur fitoren e Lëvizjës VETËVENDOSJE.!Fitoren e të cilës ai e kishte parashikuar, por nuk e lan…!Ministria e Drejtësisë ka marrur raportin nga Instituti Zviceran para dites së fitores së Lëvizjës VETËVENDOSJE!..Më 06.10.2019.Pse nuk e bëjnë publike …!”, shkruan Gashi.

Astrit Erdhi Dita…!Tani po dihet pse e vranë…! Sepse ai e dinte edhe nga burgu se do të vij dita në 2019, këtë ai e…

Gepostet von Tomë V. Gashi am Dienstag, 15. Oktober 2019

Comments