Gastronomët i reagojnë Zemajt: Po i shkatërroni bizneset pa arsye

65

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka reaguar pasi të shtunën ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se urgjentisht duhet të ndalen të gjitha format e organizimit ku ka turma njerëzish, kjo për shkak të rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit.

Përmes një postimi në Facebook, ata kanë publikuar disa imazhe ku thonë se sektori i hotelierisë po zbaton masat, anipse kanë qenë më të atakuarit ekonomikisht dhe seminaret sipas tyre janë shpresa e tyre e fundit për rimëkëmbje.

Reagimi i plotë:

Ditën e Shtunë morëm lajmin nga Ministri i Shëndetësisë Z. Armend Zemaj, se duhet të ndalen urgjentisht të gjitha format e organizimit ku ka grumbullime njerëzish për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Me anë të Qarkores Informative nr. 01/2020 obligohen të gjitha institucionet qendrore dhe lokale që të ndalohen të gjitha grumbullimet publike, seminaret dhe punëtoritë.
Pasi që afarizmi i hoteleve lidhet shumë me këto veprimtari të institucioneve qendrore dhe lokale, dhe përderisa të gjithë obligohemi t’i respektojmë Vendimet e Qeverisë dhe i bashkohemi luftës kundër COVID-19, ky vendim nuk merr parasysh se të gjitha masat e sigurisë janë ndërmarrë dhe respektuar gjatë mbajtjes së këtyre aktiviteteve.

Sektori i Hotelierisë së Kosovës ka reaguar ndaj kësaj mase dhe ka publikuar foto ku shihet qartë se të gjitha masat janë marrë dhe respektuar si p.sh., shihet distanca prej 2 metra, matja e temperaturës para se pjesëmarrësit të futen në sallë, dezinfektimi i duarve, dhe gjithsesi te mbahet maska gjatë gjithë kohës së qëndrimit në objekt.

Gjatë luftës kundër virusit COVID-19, në rend të fundit duhet të ndalohet puna, pasi që me ndalimin e punës ndalohet edhe zhvillimi ekonomik dhe përparimi i shetetit.

Përderisa në vendet fqinje ndalohen grumbullimet të cilat nuk kanë qëllime pune, në Kosovë ndalohen seminaret dhe punëtoritë, të cilat po menaxhohen me shumë kujdes.

Sektori i hotelierisë që nga fillimi i pandemisë COVID-19, ka qenë më i atakuari ekonomikisht dhe seminaret janë shpresa e tyre e fundit për rimëkëmbje.
Shkatërrimi i bizneseve për shkak të vendimeve pa hulumtim mbrapa dhe me arsye për luftën kundër COVID-19, është i pa kuptueshëm dhe duhet të evitohet e ndalohet urgjentisht. /Lajmi.net/

Comments