Gattuso në hall te Milani: Më shqetëson kjo situatë

50

Deutsch-ABC

Ndeshja e sotme kundër Atalantës në “San Siro”, ishte një sfidë për tu harruar për Milanin.

Pas ndeshjes, Genaro Gattuso foli për “SkySport” për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet dhe u shpreh se skuadra e tij duhet të përmirësohet.

MÖBEL THEMA

“Ka shumë keqardhje, jo zemërim. Pashë një skuadër me dy fytyra, njësoj si katër ndeshjet e fundit. Ndonjëherë ne luajmë me futboll të mirë, por nuk jemi në gjendje të jemi në një linjë me njëri-tjetrin. Kur nuk e mbyllni ndeshjen kur keni dhe një gjysmë ore për të luajtur, është e qartë se mund të përfundojë keq”, tha tekniku i kuqezinjve.

Gattuso u pyet në lidhje me pozicionin e ekipit të tij në renditje: “Të luash mirë nuk është e mjaftueshme, nuk është sinonim me fitoren. Ne nuk zgjasim shumë, japim 40 minuta, kundërshtarët përfitojnë nga kjo, veçanërisht nëse kanë zëvendësues cilësorë që japin forcë siç ka Atalanta. Më shqetëson renditja, pasi ne kemi shfaqje të mira, por ne kemi nevojë për vazhdimësi dhe kjo nuk po ndodh”, përfundoi trajneri italian.

Comments