Gazeta turke: Fenerbahce s’e lëshon Muriqin pa 50 milionë euro

77

Vedat Muriqi ka qenë emri më i përfolur kohët e fundit.

Sulmuesi i Kosovës po kalon formë të jashtëzakonshme si me Kombëtaren ashtu edhe me skuadrën e tij, Fenerbahce.

Ylli nga Prizreni është monitoruar nga shumë skuadra në ndeshjen me Anglinë, ku në veçanti e kanë ndjekur drejtuesit e Tottenhamit.

MÖBEL THEMA

Sipas gazetës turke, “Star sport”, Fenerbahce nuk do ta lirojë Muriqin pa u paguar 50 milionë euro.

Gjithashtu, ata raportojnë se skuadra tashmë është duke kërkuar t’ia përmirësojë kontratën ende pa e zhvilluar një gjysmë sezon.

Muriqi shënoi kundër Çekisë në “Fadil Vokrri”, derisa shënoi nga penalltia dhe bëri dy asiste kundër Anglisë. /IndeksOnline/

Comments